Pas denoncimit në Saranda Web bashkia Sarandë publikon Paketën Fiskale dhe Buxhetin
Pas shqetësimit të ngritur nga Saranda Web lidhur me mungesën e transparencës nga Bashkia Sarandë, sot janë publikuar në faqen zyrtare të bashkisë Paketa Fiskale dhe Buxheti 2025, duke përmbushur detyrimin ligjor për informimin e qytetarëve dhe anëtarëve të Këshillit Bashkiak.
Javën e kaluar, Saranda Web publikoi një artikull kritik me titullin: “Bashkia Sarandë gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe këshilltarët”. Ky reagim erdhi pasi gjatë një takimi 27-minutësh, përfaqësuesja e bashkisë pretendoi se dokumentet ishin publikuar online. Por, një verifikim i kryer nga Saranda Web zbuloi të kundërtën, duke vërtetuar mungesën e transparencës.
Ky zhvillim i fundit dëshmon fuqinë e mediave lokale për të mbajtur institucionet përgjegjëse dhe për të kërkuar përmbushjen e detyrimeve ndaj komunitetit.
Tani që dokumentet janë publikuar, qytetarët dhe anëtarët e Këshillit Bashkiak kanë mundësi të analizojnë detajet e Paketës Fiskale dhe Buxhetit 2025.
Saranda Web do të vazhdojë monitorimin për të siguruar transparencë të vazhdueshme nga institucionet lokale.
Bashkia Sarandë gënjen jo vetëm qytetarët, por edhe këshilltarët – VIDEO
https://bashkiasarande.gov.al/paketa-fiskale/
https://bashkiasarande.gov.al/buxheti/
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb