Policia Bashkiake: Shanset për kioska në Ksamil? Janë ZERO

Policia Bashkiake Shanset për kioska në Ksamil Janë ZERO

Policia Bashkiake: Shanset për kioska në Ksamil? Janë ZERO

 

Policia Bashkiake Sarandë ka ndërmarrë një tjetër aksion për lirimin e hapësirave publike nga ndërtime të paligjshme. Në orët e para të mëngjesit të sotëm, bazuar në informacione të siguruara nga strukturat përkatëse, është zbuluar një kioskë e ndërtuar në mënyrë të paligjshme gjatë natës në Ksamil.

 

Policia Bashkiake Shanset për kioska në Ksamil Janë ZERO

 

Menjëherë pas zbulimit, janë njoftuar Inspektorati Vendor i Mbrojtjes së Territorit (IVMT) dhe Komisariati i Policisë Sarandë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm ligjorë. Strukturat bashkiake, në bashkëpunim me autoritetet e tjera, do të asistojnë në prishjen e kësaj ndërtese dhe në lirimin e hapësirës publike.

 

Ky rast do të referohet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për procedurat e mëtejshme.

Kjo ndërhyrje është një hap i rëndësishëm për të siguruar që hapësirat publike të mbeten të paprekura dhe të ruhet ligjshmëria në një nga zonat më të rëndësishme turistike të vendit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon