Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet 13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë

13 vjeçari shkon në shkollë me biçak, ia gjejnë në çantë

Një 13 vjeçari në një shkollë  9-vjeçare në rrethin e Devollit i është gjetur biçak në çantë.

Ditën e sotme, në bazë të informacionit të marrë nga një mësuese dhe nga ndihmësspecialisti i zonës, se në një shkollë 9-vjeçare në rrethin e Devollit, një nxënës 13 vjeç mbante në çantë, një mjet prerës (biçak), menjëherë mësuesja, në prani të psikologes dhe stafit drejtues të shkollës, ka kryer kontroll në çantën e 13-vjeçarit.

Nga kontrolli i çantës u gjet mjeti prerës (biçak), i cili u sekuestrua në cilësinë e provës  materiale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll.

Nxënësi, i cili nuk ka shfaqur më parë probleme në sjellje në shkollë, është duke u pyetur në prani të prindit, psikologut dhe punonjësit social të shkollës, nga specialisti për Hetimin e Krimeve i Komisariatit të Policisë Devoll. Të gjitha veprimet po kryhen në drejtimin e prokurorit.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial