Banesa e një të moshuare në Sarandë përfshihet nga flakët, nxirret nga fqinjët
Një banesë në katin e dytë të një pallati në Sarandë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme. Ngjarja ndodhi rreth orës 16:33, duke shkaktuar panik te banorët e pallatit.
Në banesë jetonte një grua e moshuar 88 vjeç, e cila është nxjerrë në kohë nga fqinjët.
Fatmirësisht, ajo ka shpëtuar pa lëndime, ndërkohë që në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse të Sarandës për të neutralizuar flakët.
Sipas raportimeve, banesa ka pësuar dëmtime të konsiderueshme në orendi dhe pajisje shtëpiake.
Shkak i zjarrit ka qenë një rezistencë elektrike, të cilën e moshuara e përdorte për ngrohje.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb