Një grua gjendet e plagosur rëndë, vdes më pas në spital. U godit nga një automjet

Një aksident rrugor me pasojë vdekjen dyshohet se ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, teksa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja.

Burime policore thanë se rreth orës 17:20, në aksin rrugor Fier-Lushnjë, shërbimet kanë konstatuar një shtetase të dëmtuar, që dyshohet si pasojë e një aksidenti rrugor, anës rrugës, e cila u transportua me ambulancë në spitalin rajonal të Fierit.

Fatkeqësisht, shtetasja ende e paidentifikuar si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën në spital.

Policia vendore bëri me dije se grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe të automjetit që ka shkaktuar përplasjen me pasojë vdekjen. Këto hetime do të çojnë edhe tek drejtuesi i makinës, teksa priten edhe rezultatet e ekspertimit mjeko-ligjor.

Please follow and like us:
fb-share-icon