Sarandë: Policia dhe FNSH kontrolle në hyrje-daljet e qytetit

Sarandë: Policia dhe FNSH kontrolle në hyrje-daljet e qytetit
Sarandë: Policia dhe FNSH kontrolle në hyrje-daljet e qytetit

Sarandë: Policia dhe FNSH kontrolle në hyrje-daljet e qytetit

 

Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, në bashkëpunim me policinë e Sarandës, po zhvillojnë një aksion kontrolli të intensifikuar në pikat hyrëse dhe dalëse të Sarandës.

Ky operacion është përqendruar tek automjetet luksoze dhe ato me xhama të zinj, me qëllim zbulimin e personave të kërkuar apo atyre që lëvizin me sende të paligjshme.

 

Fokus i veçantë në parandalimin e krimeve

 

Kontrollet synojnë të evidentojnë persona që posedojnë armë zjarri, mjete prerëse, sende të forta apo lëndë narkotike. Në postblloqe, forcat e rendit po ndalojnë dhe verifikojnë automjetet, duke kontrolluar me kujdes jo vetëm mjetet, por edhe drejtuesit e tyre.

Ky aksion është pjesë e një plani më të gjerë për të rritur sigurinë dhe për të parandaluar veprimtaritë kriminale në qytet dhe zonat përreth.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon