Sezon ndërtimesh pa leje në Ksamil – Policia Bashkiake rrëzon 2 kioska

Sezon ndërtimesh pa leje në Ksamil - Policia Bashkiake rrëzon 2 kioska

Sezon ndërtimesh pa leje në Ksamil – Policia Bashkiake rrëzon 2 kioska

 

Në Ksamil, Policia Bashkiake Sarandë ka ndërmarrë një aksion intensiv gjatë dy ditëve të fundit për prishjen e dy kioskave të ndërtuara pa leje. Ndërtimet e paligjshme ishin vendosur gjatë natës në hapësira publike dhe cenonin mjedisin urbanistik të zonës.

 

Sezon ndërtimesh pa leje në Ksamil - Policia Bashkiake rrëzon 2 kioska

 

Operacioni është realizuar në bashkëpunim me Inspektoratin Vendor të Mbrojtjes së Territorit të Bashkisë Sarandë dhe Komisariatin e Policisë Sarandë. Strukturat përkatëse kanë asistuar në prishjen e këtyre ndërtimeve dhe lirimin e hapësirave publike, duke rikthyer zonën në shërbim të komunitetit dhe vizitorëve.

 

Rasti është referuar tashmë në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për hetime të mëtejshme. Autoritetet shprehen të vendosura për të vazhduar kontrollet dhe aksionet në mënyrë që të parandalohen dhe ndëshkohen rastet e ndërtimeve pa leje.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon