ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi

ABZHR lajm të mirë për 699 fermerë nga Saranda, Delvina, Konispoli dhe Finiqi

 

699 fermerë nga zonat e Sarandës, Delvinës, Konispolit dhe Finiqit janë shpallur fitues në skemat mbështetëse të qeverisë për mbarështimin e dhive, dhenëve dhe bletëve. Mbështetja financiare synon të zhvillojë më tej sektorin e blegtorisë dhe bletarisë në këto zona me potencial të lartë rural dhe bujqësor.

 

Sipas të dhënave zyrtare, mbështetja është shpërndarë si më poshtë:

 

  • 103 fermerë nga Saranda
  • 137 fermerë nga Finiqi
  • 203 fermerë nga Delvina
  • 256 fermerë nga Konispoli

 

Saranda Web publikon listën e plotë të përfituesve në këtë dokument: [Linku].

 

Ky program për mbështetjen e blegtorisë dhe bletarisë pritet të sjellë rritje të ndjeshme në prodhimin dhe zhvillimin ekonomik të zonës, duke ndihmuar fermerët në sfidat e tyre të përditshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon