Friday, June 12, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Ngjarja gjatë natës në Gjashtë, Policia del me Komunikatë

Ngjarja gjatë natës në Gjashtë, Policia del me Komunikatë

Një sherr masiv ka ndodhur rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, ku disa persona janë konfliktuar fizikisht duke përdorur sende të forta, mes tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

 

Më datë 02.01.2025, rreth orës 01:35, në fshatin Gjashtë, Sarandë, dyshohet se janë përfshirë në një konflikt për motive të dobëta, duke përdorur sende të forta, disa shtetas, ndërmjet tyre dhe punonjës policie jashtë shërbimit.

 

Si pasojë e konfliktit, kanë mbetur të dëmtuar shtetasit E. N. dhe A. N., të cilët, pas marrjes së ndihmës mjekësore në spital, janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

Në Komisariatin e Policisë janë shoqëruar gjithashtu disa prej shtetasve të përfshirë në konflikt, përfshirë punonjësit e Policisë jashtë shërbimit. Vijon puna për identifikimin dhe shoqërimin e të gjithë shtetasve të tjerë të përfshirë.

 

Grupi hetimor dhe AMP, nën drejtimin e Prokurorisë Sarandë, po punojnë për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.

 

Sherri mes 12 personave në Gjashtë për një makinë me qira, në vendngjarje 6 gëzhoja – FOTO

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial