Përplasi për vdekje me makinë 22-vjeçarin nga Lukova, arrestohet shoferi 80-vjeçar

Përplasi për vdekje me makinë 22-vjeçarin nga Lukova, arrestohet shoferi 80-vjeçar

I moshuari që përplasi për vdekje me makinë një ditë më parë (19 janar) 22 vjeçarin në afërsi të fshatit Kote, në rrugën e lumit të Vlorës, është vendosur në pranga nga policia.

 

Sipas njoftimit të policisë 80 vjeçari akuzohet për veprën penale ‘Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor’, me pasojë vdekjen.

 

Përplasi për vdekje me makinë 22-vjeçarin nga Lukova, arrestohet shoferi 80-vjeçar

 

“Specialistët e Sektorit të Policisë Rrugore, në vijim të veprimeve hetimore për aksidentin e ndodhur ditën e djeshme, në aksin rrugor “Peshkëpi-Kotë”, arrestuan shtetasin J. K., 80 vjeç, banues në Vlorë, pasi drejtonte automjetin që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin Fatjon Kasaj, 22 vjeç, banues në Tiranë, i cili humbi jetën”, informoi sot policia.

 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

 

Aksidenti në Vlorë, humb jetën 22-vjeçari Fatjon Kasaj 

Please follow and like us:
fb-share-icon