Besimtarët e Sarandës bashkohen për të nderuar Kryepeshkopin Anastas në përshpirtje

Besimtarët e Sarandës bashkohen për të nderuar Kryepeshkopin Anastas në përshpirtje

Besimtarët e Sarandës bashkohen për të nderuar Kryepeshkopin Anastas në përshpirtje

 

Pas lajmit për ndarjen nga jeta të Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, në Kishën Ortodokse “Shën Harallambi” në Sarandë u mbajt një ceremoni përshpirtjeje.

Në këtë ritual solemn dhe përplot ndjenja, morën pjesë besimtarë ortodoksë nga Saranda dhe rrethinat, të cilët shprehën dhimbjen dhe respektin për figurën e Kryepeshkopit Anastas.

 

Besimtarët e Sarandës bashkohen për të nderuar Kryepeshkopin Anastas në përshpirtje

 

Gjatë përshpirtjes, u lexuan lutje dhe himne për shpirtin e tij, ndërsa fjala e rastit përqendrohej te mesazhi i dashurisë, paqes dhe përkushtimit që Kryepeshkopi Anastas i la si trashëgimi popullit shqiptar. Atmosfera në kishë ishte e mbushur me ndjeshmëri, ndërsa besimtarët ndezën qirinj në nder të udhëheqësit të tyre shpirtëror.

 

Kryepeshkopi Anastas, një figurë e rëndësishme për komunitetin ortodoks në Shqipëri dhe më gjerë, do të kujtohet për përkushtimin e tij ndaj harmonisë ndërfetare dhe rindërtimit të Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë.

Please follow and like us:
fb-share-icon