Vidhen 50 metra kabëll trefazor, Restorant Atlantis në Sarandë mbetet pa energji elektrike.
Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Turizëm – Kanali i Çukës” në Sarandë.
Persona të paidentifikuar kanë vjedhur 50 metra kabëll trefazor, që ishte në funksion të Restorant “Atlantis”.
Si pasojë e vjedhjes, biznesi ka mbetur pa energji elektrike.
Pronari i biznesit ka njoftuar policinë dhe OSHEE-n për ngjarjen, duke theksuar dëmin ekonomik të madh dhe rrezikun e krijuar për linjën elektrike të gjithë zonës.
Please follow and like us: