Sofra Çame shtrohet në Sarandë: Tradita dhe kultura çame bashkon të rinjtë – VIDEO

Sofra Çame shtrohet në Sarandë: Tradita dhe kultura çame bashkon të rinjtë – VIDEO

Të rinjtë e grupeve artistike çame në Konispol dhe Sarandë kanë organizuar mbrëmjen e 31 janarit Sofrën Çame në Sarandë, një aktivitet i frymëzuar nga pasioni, dashuria dhe krenaria e tyre për origjinën. Ky aktivitet, i mbushur me pasion, dashuri dhe krenari për rrënjët e tyre, solli në vëmendje historinë, traditën dhe kulturën e pasur të Çamërisë.

 

Një nga organizatoret e këtij eventi, Sindi Koqini, u shpreh me emocion se ky ishte vetëm fillimi i një rrugëtimi që synon të mbajë gjallë identitetin çam në çdo vend ku jetojnë pasardhësit e kësaj treve.

 

“Jemi shumë krenarë që jemi çamë dhe e kemi të trashëguar brez pas brezi historinë, traditën dhe kulturën e Çamërisë si pjesë të shpirtit dhe kulturës sonë,” – theksoi ajo.

 

Atmosfera e Sofrës Çame në Sarandë u shoqërua me këngë e valle tradicionale, poezi dhe rrëfime që risollën kujtimet e një trashëgimie të vyer. Organizatorët shprehen të vendosur që ky aktivitet të mos mbetet vetëm një ngjarje e veçuar, por të shtrihet kudo ku rreh zemra çame, duke u kthyer në një traditë të përvitshme që bashkon komunitetin dhe forcon lidhjet me të kaluarën.

 

Sofra Çame në Sarandë ishte më shumë se një festë – ishte një dëshmi e shpirtit të pathyeshëm të një populli që ruan me krenari rrënjët e veta dhe i përcjell ato me dashuri te brezat që vijnë.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon