
Dy persona janë arrestuar në Ksamil, pasi tentuan të vidhnin sende me vlerë dhe para nga një kishë, duke ushtruar dhunë ndaj rojes. Policia ndërhyri menjëherë, duke i ndaluar në flagrancë në kuadër të operacionit “Fortuna”.
Të arrestuarit, E. Sh. (39 vjeç) dhe G. M. (49 vjeç), të dy banues në Sarandë, dyshohet se janë përgjegjës edhe për pesë vjedhje banesash në fshatrat e Bashkisë Finiq. Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tyre.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Sarandës, ndërsa të dyshuarit do të përballen me akuzat për “Shkatërrimin ose dëmtimin e objekteve të kultit” dhe “Vjedhjen me dhunë” në bashkëpunim.
Akt dhunimi në Kishën “Ngjallja e Krishtit” në Ksamil – Dy persona të shoqëruar nga Policia