Akuzohen për vjedhjen e 4 motorave: Prangosen 2 të rinj, 1 tjetër në kërkim
Policia njofton se strukturat e Komisariatit të Policisë Sarandë kanë finalizuar me sukses një operacion për zbardhjen e disa rasteve të vjedhjes së motomjeteve në qytet dhe zonat përreth.
Si rezultat i hetimeve intensive dhe provave të siguruara, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
🔹 K. H., 20 vjeç, banues në Sarandë
🔹 O. J., 23 vjeç, banues në Delvinë
Gjithashtu, u shpall në kërkim E. V., 19 vjeç, banues në fshatin Bajkaj, Delvinë.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur 4 motomjete në Sarandë dhe më pas i kanë transportuar në Delvinë për t’i modifikuar dhe shitur.
Gjatë operacionit, Policia sekuestroi:
✅ 2 motomjete të vjedhura
✅ 1 automjet që dyshohet se është përdorur për vjedhjet
Vijon puna për kapjen e shtetasit të shpallur në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale.