EKSKLUZIVE – Saranda Web zbardh kërkesën e Komitetit të Investimeve Strategjike për Oltion Çaçin
Saranda Web ka siguruar ekskluzivisht kërkesën e Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (Komitetit të Investimeve Strategjike) (AIDA), e cila në cilësinë e dritares unike “One Stop Shop” për investitorët strategjikë, ka kërkuar informacion mbi një zonën e Manastirit, mbi plazhin Pasqyra, ku është shprehur interes për investime.
Dokumenti zyrtar, i drejtuar Z. Oltion Çaçi, përmban një kërkesë të detajuar për të dhëna mbi pronësinë dhe statusin juridik të një sipërfaqeje, bazuar në plan rilevimi dhe koordinata të bashkëngjitura.
Në kërkesën e saj, AIDA bazohet në Ligjin Nr. 55/2015 “Për investimet strategjike”, të ndryshuar, si dhe në Vendimin e Këshillit të Ministrave Nr. 1029, datë 16/12/2015, “Për bashkëpunimin ndërinstitucional në procedurat e investimeve strategjike”. Sipas këtyre akteve ligjore, AIDA ka të drejtë të kërkojë nga institucionet përkatëse informacione dhe dokumente të nevojshme mbi zonën e interesit.
Konkretisht, në kërkesën e AIDA-s theksohet se nevojitet informacion mbi:
Situatën juridike të pronës, bazuar në të dhënat e regjistrave të Bashkisë Sarandë;
Ekzistencën e akteve të marrjes së tokës në pronësi (AMTP), nëse janë lëshuar për subjekte të treta dhe nëse këto prona ndodhen në përdorim apo pronësi të dikujt tjetër;
Çdo e drejtë e dhënë mbi këtë sipërfaqe, përfshirë lejet, autorizimet apo koncesionet e mundshme.
AIDA ka kërkuar që informacioni i kërkuar t’i vihet në dispozicion brenda një afati 7 (shtatë) ditë pune, ashtu siç parashikohet shprehimisht në pikën 3 të VKM-së Nr. 1029, datë 16/12/2015.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb