Dy shoferë arrestohen në Sarandë për drejtim mjeti në gjendje të dehur
Specialistët e Policisë Rrugore në DVP Vlorë dhe Komisariatin e Sarandës kanë vënë në pranga dy shtetas të cilët u kapën duke drejtuar automjetet në gjendje të dehur.
Të arrestuarit janë:
D. S., 30 vjeç, banues në Itali, i cili u konstatua nga policia teksa drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
A. Ç., 50 vjeç, banues në Sarandë, i cili gjithashtu u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur.
Materialet për të dy rastet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
Policia Rrugore vijon kontrollet intensive për të parandaluar aksidentet dhe për të garantuar sigurinë rrugore.
Please follow and like us: