Banorët e Konispolit kundër stallës: Lejohet për 1 votë, po na detyrojnë të largohemi

Banorët e Konispolit kundër stallës: Lejohet për 1 votë, po na detyrojnë të largohemi

Banorja e Konispolit denoncon ndërtimin e një stalle në lagjen e saj: “Institucionet nuk japin zgjidhje”

 

Një banore e Konispolit ka ngritur shqetësimin e saj lidhur me lejimin e ndërtimit të një stalle në një zonë të banuar të qytetit. Sipas denoncimit të saj, ajo është përpjekur të gjejë një zgjidhje pranë institucioneve shtetërore, por pa sukses.

 

Banorët e Konispolit kundër stallës: Lejohet për 1 votë, po na detyrojnë të largohemi

 

“Kam bërë ankesa në bashki dhe në polici, por askush nuk ka marrë masa. Si është e mundur të lejohet ndërtimi i një stalle në një zonë ku banojnë familje?

Nuk është e drejtë që Bashkia e Konispolit lejon këtë vetëm për një votë, ndërsa ne jemi të detyruar të largohemi nga shtëpitë tona,” shprehet ajo në ankesën e saj dërguar në Saranda Web.

 

Banorja kërkon ndërhyrje urgjente nga autoritetet për të parandaluar ndërtimin e kësaj stalle, duke argumentuar se një strukturë e tillë në një zonë të banuar dëmton cilësinë e jetës dhe është në kundërshtim me interesin e komunitetit.

Ajo bën apel që institucionet përgjegjëse të marrin masa dhe të ndalojnë këtë ndërtim që, sipas saj, po favorizohet padrejtësisht.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon