Monday, June 8, 2026
spot_img
Home Lajme Saranda News Aktualitet Ishte me masë “Arrest në shtëpi”, kapet duke udhëtuar me taksi

Ishte me masë “Arrest në shtëpi”, kapet duke udhëtuar me taksi

Ishte me masë “Arrest në shtëpi”, kapet duke udhëtuar me taksi

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Livadhja kanë vënë në pranga shtetasin I. P., 53 vjeç, banues në Vlorë.

 

Arrestimi i tij u krye pasi më datë 7 mars 2025, ai u kap nga shërbimet e policisë në rrugën Krane-Qafë Botë, duke udhëtuar me një mjet taksi.

Me këtë veprim, 53-vjeçari theu masën e sigurisë personale “Arrest në shtëpi”, e caktuar më herët nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

 

Materialet për rastin i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial