Banorët e fshati Shushicë të Elbasanit por edhe të fshatrave përreth kanë dalë ditën e sotme në protestë. Shkak i kësaj protestë është kanali vaditës Polis-Tufan. Sipas banorëvë ky kanal nga bordi i kullimit nuk është vënë ende në funksion. Nga protesta, banorët shprehen se nuk kanë marr asnjë mbështetje nga ana e qeverisë.
“Kam hedhur 1 milionë lekë tek toka. Nuk kemi marr asnjë lloj përkrahje nga shteti”, tha një banorë.
Ata më tej shtuan se për shkak të punimeve që po kryesohen për ndërtimin e një HEC-i në firma kontraktuese do ta mbante të bllokuar kanalin deri më datë 15 Maj 2024, por kur kjo periudhë ka kaluar ata po përballen me thatësirë që po dëmton të mbjellat sezonale. Banorët thonë se nëse të mbjellat e tyre thahen ata rrezikojnë falimentim këtë vit pasi bujqësia është burimi kryesor i të ardhurave