
I dehur në timon, përplas një mjet të parkuar dhe largohet. Arrestohet nga Policia
Policia njofton se specialistët e Seksionit të Trafikut Urban dhe Interurban Sarandë arrestuan shtetasin G. N., 41 vjeç, banues në Sarandë.
Arrestimi i tij u krye pasi mbrëmjen e djeshme, në rrugën “Gjergj Araniti”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, është përplasur me një mjet të parkuar, duke shkaktuar dëme materiale, dhe është larguar nga vendi i aksidentit.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë, për veprime të mëtejshme.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Please follow and like us: