Banorët e Qafë Gjashtë ankohen në Saranda Web: Kemi 3 ditë pa ujë

UJËSJELLËS KANALIZIME SARANDE BANORËT

Banorët e Qafë Gjashtë ankohen në Saranda Web: Kemi 3 ditë pa ujë

 

Një qytetar nga lagjja 6 në zonën e Qafë Gjashtës ka dërguar një ankesë pranë Saranda Web, duke ngritur shqetësimin për mungesën e ujit të pijshëm në këtë zonë prej tre ditësh.

 

“Përshëndetje Saranda Web. Jam një banor i lagjes 6 në Qafë Gjashtë. Kemi 3 ditë pa ujë. As fqinjët nuk kanë ujë. Uji vinte 1 herë në 2 ditë, por tani ka 3 ditë që nuk vjen. Ju lutem publikojeni ankesën tonë,” – thuhet në mesazhin e dërguar.

 

UJËSJELLËS KANALIZIME SARANDE BANORËT

 

Banorët kërkojnë vëmendjen e autoriteteve përgjegjëse për të ndërhyrë menjëherë dhe për të zgjidhur këtë problem, i cili po ndikon në jetën e përditshme të familjeve në këtë zonë. Ata theksojnë se mungesa e informacionit dhe ndërprerjet pa njoftim paraprak e bëjnë situatën edhe më shqetësuese.

 

Saranda Web fton institucionet përkatëse të japin një sqarim mbi këtë mungesë dhe të njoftojnë publikun për shkaqet e mungesës së ujit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon