Grabiti dhe tentoi të përdhunonte shitësen e një dyqani, shpallet në kërkim

Policia paralajmëron: Masa të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore – tolerancë zero për shkelësit

Grabiti dhe tentoi të përdhunonte shitësen e një dyqani, shpallet në kërkim autori i dyshuar

 

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur ditën e djeshme në lagjen nr. 2 të qytetit të Sarandës, ku një 48-vjeçar, i identifikuar me inicialet J. K., dyshohet se ka kryer një akt të rëndë dhune dhe tentativë përdhunimi ndaj një të reje 26-vjeçare.

 

Policia paralajmëron: Masa të shtuara për rritjen e sigurisë rrugore – tolerancë zero për shkelësit

 

Sipas njoftimit zyrtar nga Policia e Sarandës, autori i dyshuar ka hyrë në një dyqan dhe, nën kërcënimin e një thike, ka grabitur një shumë prej 60,000 lekësh nga shitësja. Por nuk është ndalur me kaq – ai gjithashtu dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. E reja ka pësuar dëmtime fizike si pasojë e rezistencës së saj ndaj sulmit.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve pranë Komisariatit të Policisë Sarandë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë shpallur në kërkim 48-vjeçarin, ndërkohë që po vijon puna intensive për lokalizimin dhe arrestimin e tij.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon