I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari

I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari në Ksamil

I ndërroi bravën shtëpisë që ja shiti banka, arrestohet 54-vjeçari në Ksamil

 

Një 54-vjeçar është arrestuar në flagrancë nga Policia në Ksamil, pasi akuzohet për veprime të përsëritura të dhunës ndaj pronës së një 38-vjeçareje, e cila zotëron një banesë të blerë nëpërmjet një procesi shitjeje nga banka.

 

 

Sipas njoftimit të Policisë, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Sarandës kanë ndërhyrë pas kallëzimeve të përsëritura të shtetases, e cila është e pajisur me certifikatë pronësie për banesën në fjalë. 54-vjeçari dyshohet se më datë 31.05.2025 ka hyrë me forcë në banesë, ka ndërruar bravën e derës dhe ka instaluar kamera sigurie si dhe një portë të re, pa autorizimin e pronares legjitime.

 

Ngjarja ka pasur një histori më të gjatë në sfond. Mësohet se banesa në fjalë  më parë ka qenë pronë e 54-vjeçarit, por ishte sekuestruar dhe më pas shitur nga banka, për shkak të mospagesës së një kredie. Pronarja aktuale është blerëse e pasurisë, por konflikti për pronën duket se ka vazhduar, duke kulmuar me ndërhyrjen fizike në objektin e banuar.

 

Burime bëjnë me dije se rasti është denoncuar edhe më parë publikisht në media, ndërsa Policia po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të çështjes.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon