Pushuesi bie në një pusetë të hapur sapo mbërrin në Sarandë: “E papranueshme për një qytet turistik”

Pushuesi bie në një pusetë të hapur sapo mbërrin në Sarandë: “E papranueshme për një qytet turistik”

 

Një pushues që ka mbërritur prej dy ditësh në Sarandë ka ndarë një shqetësim serioz për gjendjen e infrastrukturës në hyrje të qytetit.

 

 

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Saranda Web (@saranda.web)

 

Në një mesazh drejtuar redaksisë së Saranda Web, qytetari Sadik Bashaj rrëfen se ka rënë në një pusetë të hapur me ujëra të zeza, pa hyrë ende te Rruga e Pestë.

 

“Më pëlqen shumë Saranda, por sapo hyra në qytet rashë në një pusetë të hapur. Si është e mundur që askush nuk ndërhyn? I prish gjithë bukurinë këtij qyteti turistik,” – shkruan z. Bashaj.

 

Ai i bën thirrje autoriteteve që të ndërhyjnë sa më parë për të shmangur rreziqe të tilla, që jo vetëm dëmtojnë imazhin e qytetit, por edhe cenojnë sigurinë e qytetarëve dhe vizitorëve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon