Deklaratë që nuk përputhet me realitetin – Tualetet publike në Sarandë janë të mbyllura dhe në gjendje skandaloze
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak të Sarandës, të mbajtur më 30 prill, këshilltari Oltion Çaçi deklaroi se është duke u investuar në rregullimin e tualeteve publike ekzistuese në qytet.
Pas publikimit të kësaj deklarate në Saranda Web, reagimet e qytetarëve nuk vonuan. Shumë prej tyre raportuan se kjo nuk është e vërtetë dhe se nuk ka asnjë shenjë investimi apo përmirësimi.
Për të verifikuar situatën, ne kryem një vëzhgim në terren. Ajo që konstatuam është shqetësuese: tualetet publike janë të mbyllura, në gjendje të degraduar, dhe hapësirat përreth tyre janë të ndotura, të papastra dhe aspak të denja për një qytet turistik si Saranda.
Gjendja aktuale është larg çdo standardi higjieno-sanitar dhe ngre pikëpyetje serioze mbi transparencën dhe realitetin e investimeve të deklaruara.
Pamjet filmike që sjellim flasin më shumë se çdo fjalë.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb