Belinda Balluku: Nga nesër deri më 15 shtator në tunelin e Llogarasë do kaloni pa pagesë

Belinda Balluku: Nga nesër deri më 15 shtator në tunelin e Llogarasë do kaloni pa pagesë

Belinda Balluku: Nga nesër deri më 15 shtator në tunelin e Llogarasë do kaloni pa pagesë

 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka njoftuar sot përmes një videoje nga Tuneli i Llogarasë se duke filluar nga nesër, ora 09:00, e deri më 15 shtator 2025, kalimi në këtë tunel do të jetë falas për të gjitha automjetet, përjashtuar mjetet e tonazhit të rëndë.

 

 

“Ky vendim është marrë për të lehtësuar qarkullimin gjatë sezonit veror dhe për të mbështetur industrinë e turizmit”, – theksoi ministrja Belinda Balluku.

Tuneli i Llogarasë, një nga veprat më strategjike infrastrukturore në vend, është 5.9 kilometra i gjatë dhe konsiderohet si një arterie kyçe që lidh më shpejt zonat turistike të jugut me pjesën tjetër të Shqipërisë. Me hapjen e tij, udhëtimi nga Tirana drejt Dhërmiut bëhet në vetëm 1 orë e 45 minuta.

 

Ky lehtësim pritet të ndikojë pozitivisht në fluksin e vizitorëve vendas dhe të huaj në bregdetin e jugut, veçanërisht në zonat e Vlorës, Himarës, Sarandës dhe më tej.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon