Sherri mes fqinjëve degradon në dhunë: Prerje hardhish dhe thyerje xhamash në Mursi
Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Mursi të bashkisë Konispol ka degraduar në dëmtime prone dhe përplasje verbale, duke përfunduar në ndërhyrjen e Policisë dhe nisjen e një procedimi penal.
Sipas njoftimit zyrtar, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Konispol kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal ndaj shtetasit A. N., 62 vjeç, banues në Mursi, pas kallëzimit të bërë nga një tjetër banor i zonës, shtetasi A. G.
Ky i fundit ka deklaruar se fqinji i tij i ka prerë disa hardhi rrushi dhe i ka thyer xhamin e garazhit të makinës, ngjarje e ndodhur në të njëjtin fshat. Ende nuk dihen shkaqet e konfliktit, por ngjarja ka shkaktuar reagime në komunitetin lokal për shkak të natyrës së tensionuar që ka marrë përplasja.
Policia bën me dije se materialet hetimore i janë referuar Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme ligjore.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb