Monopatina përplas këmbësoren në Shëtitore, procedohet nga Policia drejtuesi
Një ngjarje tashmë e zakontë ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në shëtitoren e qytetit të Sarandës, ku një shtetase është përfshirë në një aksident si pasojë e përplasjes me një monopatinë elektrike.
Sipas informacioneve zyrtare, shtetasi B. R., 40 vjeç, banues në Sarandë, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit elektrik dhe është përplasur me kalimtaren, shtetasen S. D. Për pasojë, e lënduara ka pësuar dëmtime të lehta, ndërsa i dëmtuar ka mbetur edhe vetë drejtuesi i monopatinës.
Ngjarja është dokumentuar nga shërbimet e policisë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë për vlerësim dhe veprime të mëtejshme ligjore.
Ky është një tjetër rast që ngre shqetësime mbi përdorimin e mjeteve elektrike në hapësirat e dedikuara për këmbësorët, veçanërisht në zonat me prani të lartë turistike siç është shëtitorja e Sarandës.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb