Konflikti për pronën përfundon në dhunë fizike, nipi godet xhaxhanë me shufër hekuri

Konflikt pronësie përfundon në dhunë fizike, nipi godet xhaxhanë me shufër hekuri

Konflikti për pronën përfundon në dhunë fizike, nipi godet xhaxhanë me shufër hekuri

 

Një konflikt për çështje pronësie mes familjarëve ka degjeneruar në dhunë fizike në fshatin Piqeras të Himarës. Ngjarja është regjistruar së fundmi, ku pas një debati verbal, një 50-vjeçar ka goditur xhaxhanë e tij me një shufër hekuri.

 

 

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori dhe kanë nisur procedimin penal për shtetasin A. A., 50 vjeç, banues në Delvinë. Ai akuzohet nga xhaxhai i tij, shtetasi K. A., se pas një konflikti për pronësinë, e ka goditur fizikisht me një shufër hekuri.

 

Ngjarja ka ndodhur në  Piqeras, ndërsa autoritetet po vijojnë hetimet për të dokumentuar plotësisht rrethanat e incidentit. Policia njofton se çështja i është referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon