Wednesday, October 7, 2026
spot_img

Saranda News – Lajmet e fundit nga Saranda

Home Lajme Saranda News Aktualitet Ndalohet puna me mjete të rënda deri më 30 shtator, kufizohet furnizimi...

Ndalohet puna me mjete të rënda deri më 30 shtator, kufizohet furnizimi i bizneseve

🔹 Ndalohet puna me mjete të rënda ndërtimi gjatë verës
Nga 15 Qershori deri më 30 Shtator, ndalohet plotësisht puna me mjete të rënda si çekiçë, fadroma, betoniera etj.

 

Nga 1 Tetori deri më 31 Maj, lejohet puna me këto mjete vetëm në oraret: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.

 

🔹 Orari i lejuar për furnizimin e subjekteve tregtare gjatë verës (Qershor – Shtator):
– Me automjete mbi 3.5 ton: vetëm nga ora 00:00 – 09:00.
– Me automjete deri në 3.5 ton: nga ora 00:00 – 09:00 dhe 13:00 – 17:00.

 

🔹 Orari i funksionimit për njësitë e shërbimit sipas stinëve:
Tetor – Maj: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 20:00.
Qershor – Shtator: 08:00 – 14:00 dhe 17:00 – 21:00.

 

🔹 Përjashtime të lejuara vetëm me autorizim:

– Furnizimi me produkte ushqimore të ngrira.
– Punime në kuadër të investimeve publike të Bashkisë Sarandë.
– Raste të veçanta kur lëvizja e mjetit është e domosdoshme për një kohë të caktuar.

 

Në të gjitha këto raste, mjetet duhet të pajisen me autorizim të posaçëm nga Drejtoria e Shërbimeve Publike, duke respektuar detyrimisht kushtet e përcaktuara në të.

 

🔹 Kontrolli dhe ndëshkimi

Për mbikëqyrjen dhe zbatimin e këtij urdhri, janë ngarkuar:
Policia Bashkiake dhe Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit,
të cilët do të kontrollojnë zbatimin e orareve, do të informojnë subjektet ndërtuese për kufizimet dhe do të ndërhyjnë për ndalimin e çdo veprimtarie që cenon qetësinë dhe pushimin e qytetarëve.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon
Wordpress Social Share Plugin powered by Ultimatelysocial