Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë shtetasen filipineze L. C., 46 vjeçe.
Arrestimi i saj u krye pasi ndaj saj ka bërë kallëzim shtetasi A. D., se kjo shtetase, gjatë kohës që ishte e punësuar si pastruese në banesën e tij, i ka keqtrajtuar djalin e tij të mitur.
Materialet iu referuan Prokurorisë Sarandë për veprime të mëtejshme.
Please follow and like us: