Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës

Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës

Njoftim i hidhur – Ndërron jetë Andrea Prifti

 

Me dhimbje të thellë njoftojmë se sot, në moshën 82-vjeçare, u nda nga jeta Andrea Prifti, një figurë e nderuar e komunitetit tonë.

 

I lindur në fshatin Nivicë të Sarandës, Andrea Prifti i kushtoi afro katër dekada të jetës së tij punës në Spitalin e Sarandës, si ndihmës mjek në pavionin e kirurgjisë. Me përkushtim të palodhur, humanizëm të rrallë dhe shpirt të sakrificës, ai shërbeu jo vetëm qytetarëve të Sarandës, por edhe banorëve të fshatrave e zonave përreth, në çdo orë dhe çdo situatë, për vite me radhë.

 

Lamtumirë Andrea Prifti – shembull humanizmi në spitalin e Sarandës

 

Në një kohë të vështirë, me sfida të mëdha dhe mungesa të shumta, Andrea Prifti u bë simbol i ndihmës dhe shpresës për shumë familje. Ai u qëndroi pranë njerëzve me thjeshtësi, dinjitet dhe përkushtim të rrallë, duke lënë pas një trashëgimi të vyer njerëzore dhe profesionale.

 

Ai la pas bashkëshorten, tre fëmijët, si dhe nipër e mbesa, të cilët ndjejnë krenari për jetën dhe vlerat që ai përfaqësoi.

 

Ngushellimet priten tek Shtëpia Funerale “BEBRI“ Limjon Sarandë. Ceremonia e varrimit organizohet diten e Hënë në orën 13:00

 

Saranda Web i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së tij dhe gjithë të afërmve.

🕊️ U prehtë në paqe!

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon