Zjarr në pyllin mes Malçanit dhe Grazhdanit – dyshohet rënia e një pishe mbi linjën elektrike
Një zjarr ka përfshirë pasditen e djeshme një sipërfaqe me pisha në zonën mes fshatrave Malçan, Grazhdan dhe Zminec, në bashkinë Finiq. Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë rënia e një pishe mbi telat e linjës së energjisë elektrike.
Për shkak të terrenit të vështirë, ndërhyrja me mjete zjarrfikëse ka qenë e pamundur. Forcat zjarrfikëse kanë punuar në kushte të vështira për të izoluar flakët dhe për të mos lejuar përhapjen e tyre drejt zonave të banuara.
Për fikjen e plotë të zjarrit është kërkuar ndërhyrje nga ajri.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb