Ina Majko emërohet zv.ministre e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Ina Majko, kandidate në zgjedhjet e 11 majit në qarkun e Vlorës dhe pjesë e komunitetit rom, është emëruar sot zëvendësministre në Ministrinë e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale.
Majko nuk arriti të zgjidhej deputete në Vlorë, edhe pse nga lista e socialistëve në parlament u përzgjodhën 9 deputetë, një numër rekord në krahasim me zgjedhjet e mëparshme.
Në të njëjtën kohë, nga detyra është shkarkuar Niko Hyka, duke hapur kështu rrugën për ndryshime në ministri.
Majko ka qenë e njohur si aktiviste e e mbrojtjes së të drejtave të komunitetit rom. Ina Majko ishte pjesë e listës jo të sigurt të Partisë Socialiste në Vlorë, ku përfaqësonte komunitetin rom.
Kryeministri Edi Rama, gjatë fushatës së 11 Majit, tha se edhe nëse ajo nuk zgjidhej deputete, do të ishte pjesë e qeverisjes.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb