Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas – VIDEO

Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas

Arrestohen 2 inxhinierë, shpallen në kërkim pronari dhe administratori i Delvina Gas. Ndërtonin pa leje impiant gazi në pronë publike në Delvinë, arrestohen dy inxhinierë – shpallen në kërkim pronari dhe administratori i kompanisë

 

Policia e Vlorës, në bashkëpunim me IKMT Tiranë dhe Inspektoratin e Mjedisit, ka zbuluar dhe ndërprerë ndërtimin e një impianti gazi (TEC) pa leje ndërtimi në qytetin e Delvinës. Objekti po ndërtohej në një pronë publike, pa dokumentacionin e nevojshëm ligjor, nga një kompani private.

 

 

 

Si rezultat i operacionit të zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Vlorë, u arrestuan në flagrancë dy inxhinierët që kishin rolin drejtues në ndërtimin e impiantit:

 

  • Elton Malkaj, 31 vjeç, përgjegjës i impiantit të gazit;
  • Luan Metaj, 53 vjeç, përgjegjës i kantierit të ndërtimit.

 

 

 

Të dy këta shtetas akuzohen për veprat penale “Ndërtimi i paligjshëm”, me qëllim përfitimi, dhe “Pushtimi i tokës”.

Gjithashtu, janë shpallur në kërkim:

 

 

  • Sokol Meqemaj, 56 vjeç, pronari i kompanisë;
  • Juglerd Ibrahimi, 36 vjeç, administratori i kompanisë.

 

 

Edhe këta shtetas dyshohen për të njëjtat vepra penale që lidhen me ndërtimin pa leje në tokë shtetërore.

IKMT ka përpiluar procesverbalin për kundërvajtjen administrative dhe ka urdhëruar ndalimin e menjëhershëm të punimeve në objektin në fjalë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë për veprime të mëtejshme.

 

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon