Mësuesit tentojnë të thyejnë protestën, futën 4 nxënës dhe filluan mësimin – VIDEO

Dita e tretë e protestës në shkollën “Adem Sheme” mësuesit tentojnë të thyejnë protestën, futën 4 nxënës dhe filluan mësimin

Dita e tretë e protestës në shkollën “Adem Sheme”: mësuesit tentojnë të thyejnë protestën, futën 4 nxënës dhe filluan mësimin.

 

Protesta e prindërve dhe nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Adem Sheme” në Sarandë ka hyrë sot në ditën e tretë.
Bojkoti i mësimit vijon pas vendimit për bashkimin e dy klasave të 8-ta në një të vetme me 38 nxënës, gjë që prindërit e quajnë të papranueshme.

 

Dita e tretë e protestës në shkollën “Adem Sheme” mësuesit tentojnë të thyejnë protestën, futën 4 nxënës dhe filluan mësimin

 

Pas një takimi që përfaqësues të Drejtorisë Arsimore zhvilluan në ambientet e shkollës, prindërve iu kërkua të paraqiten në zyrën arsimore për të vazhduar bisedimet së bashku me nxënësit.

Mëngjesin e sotëm mësues të shkollës tentuan të thyejnë protestën, duke mbledhur vetëm katër nxënës që ndodheshin në oborr dhe, sipas prindërve, pasi mbyllën portën, i detyruan të futen në mësim pavarësisht kundërshtimit të tyre.

 

 

Prindërit theksojnë për Saranda Web se nuk do të tërhiqen pa një zgjidhje konkrete, pasi numri i madh i nxënësve në një klasë dëmton drejtpërdrejt cilësinë e mësimdhënies dhe rrezikon të ardhmen shkollore të fëmijëve të tyre.

 

Kjo është dita e tretë e protestës, e cila nisi menjëherë pas hapjes së vitit të ri shkollor, duke treguar vendosmërinë e komunitetit për të mbrojtur të drejtën e nxënësve për arsim cilësor.

 

Prindër dhe nxënës protestë në Shkollën “Adem Sheme” në Sarandë – VIDEO

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon