I kishin faturuar 420 mijë lekë për 1 muaj, OSHEE pranon gabimin pas publikimit të ankesës në Saranda Web
Përshëndetje Saranda Web,
Në lidhje me postimin tuaj të datës 20.03.2025 mbi mbi-faturimin e OSHE Sarandë në fshatin Livadhja, dua t’ju falënderoj që jeni gjithmonë pranë problemeve të qytetarëve dhe zgjidhjes së tyre. Një falënderim i veçantë shkon edhe për përfaqësuesin e Avokatit të Popullit në Sarandë, i cili që nga data 03.07.2024 është përpjekur për zgjidhjen e problemit tim dhe vazhdon ende deri në lidhjen e energjisë elektrike. OSHE Livadhja më ka hequr të drejtën ligjore të furnizimit me energji elektrike, edhe pse jam invalid me 88%. Për mua energjia është jetike, pasi më nevojitet për ruajtjen e një sasie ilaçesh të ndryshme.
Prej dy vitesh unë dhe familja ime, sa herë kthehemi në Shqipëri, përballemi me mashtrimet dhe abuzimet e OSHE Tiranë – Gjirokastër, të cilët kanë grabitur shumë emigrantë shqiptarë me mbi-faturime të energjisë elektrike dhe madje edhe në sahatet e ujit! Për këto raste, këmbëngulja e Avokatit të Popullit ka qenë deri më sot shembullore. I kërkoj atij vijimin e zbatimit të ligjit deri në fund, përfshirë edhe ndjekjen penale ndaj personave përgjegjës.
Një pyetje tjetër që kam për OSHE: shuma prej 340 lekësh, që më dërgoni çdo muaj, a do të më kthehet?
Në shkresë thoni se në qershor 2024 numri i matësit ishte 1144 kW, ndërkohë që pretendoni se kam konsumuar edhe 544 kW shtesë. A nuk është ky sërish mbi-faturim?
Kjo duket si një mënyrë e përdorur nga qeveria shqiptare për të larguar shqiptarët nga vendi i tyre.
Zoti Kryeministër, dua një përgjigje: kjo nuk është vjedhje?
Me respekt, Z. Avokat dhe ju Saranda Web.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb