Delvinë: Banorët denoncojnë cilësinë e punimeve në asfaltimin e rrugës Delvinë – Shijan
Banorët e Delvinës nëpërmjeti një denoncimi me video kanë ngritur shqetësimin për cilësinë e asfaltimit në rrugën Delvinë – Shijan. Sipas tyre, vetëm pak kohë pas punimeve, mbi sipërfaqe ka dalë zhavorri, duke treguar qartë mungesë cilësie dhe kontrolli teknik.
Rruga që duhej të ishte një lehtësim për lëvizjen e banorëve dhe automjeteve, rrezikon të kthehet në një tjetër shembull të punimeve të pakujdesshme.
Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga institucionet dhe marrjen e masave për të garantuar që rruga do të ndërtohet me parametra normal.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb