Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë, 29 Shtator 2025
Është zhvilluar sot mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë Sarandë, mbledhje e cila zgjati vetëm 25 minuta.
Rendi i ditës
- Projektvendim “Për përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin gusht 2025”.
- Projektvendim “Mbi dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për muajin gusht 2025”.
- Projektvendim “Për miratimin e shtetasve S.S dhe Dh.V për t’u trajtuar në qendrën polivalente ditore të të moshuarve ‘Feti Rugji’ Sarandë”.
- Projektvendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i strehimit social përmirësimi i banesave ekzistuese për komunitetet e varfra dhe të pafavorizuara”.
- Projektvendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i subvencionimit të interesave të kredisë me kushte lehtësuese nga shteti”.
- Projektvendim “Për miratimin e sistemit të pikëzimit për përzgjedhjen e përfituesve nga programi i subvencionimit të qirasë në tregun e lirë, si dhe mbi normat e strehimit për familjet që përfitojnë nga programet sociale të strehimit”.
- Projektvendim “Për miratimin e ndihmës financiare për shtetasen I. D.”.
- Projektvendim “Për korrigjimin e gabimeve materiale”.
- Raporti i monitorimit të buxhetit për periudhën maj–gusht 2025.
- Informacion mbi gjetjet e barometrit gjinor në Bashkinë Sarandë.
Mbledhja e Këshillit Bashkiak Sarandë u transmentua drejtpërdrejt nëpërmjet Saranda Web
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb
Please follow and like us: