Ankesa e qytetarëve në Delvinë: Vonesa në shpërndarjen e pagesave për invalidët
Qytetarë nga Delvina kanë denoncuar përmes Saranda Web se ende nuk janë shpërndarë pagesat mujore për invalidët, të cilat zakonisht jepen jo më vonë se data 25 e çdo muaji. Sot është 29 shtator dhe pagesat nuk janë realizuar, duke krijuar pakënaqësi dhe vështirësi për përfituesit.
Sipas informacioneve, Bashkia Delvinë ka deklaruar se fondet janë dërguar në bankë që ditën e enjte, por vonesa vijon. Qytetarët theksojnë se një situatë e tillë është e pajustifikueshme, pasi invalidët kanë nevoja të ngutshme jetësore dhe çdo ditë vonesë e rëndon situatën e tyre.
“Invalidët kanë halle. Shteti u kërkon të jenë në kohë me pagesat, por nuk jep ndihmën në afat” – shprehen qytetarët e prekur.
Saranda Web do të vijojë të ndjekë këtë çështje për të kërkuar sqarime nga institucionet përkatëse dhe për të përcjellë zërin e qytetarëve tek autoritetet vendimmarrëse.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb