Aksident i rëndë në dalje të tunelit të Skërficës në rrugën Kardhiq-Delvinë
Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në dalje të tunelit të Skërficës, në aksin rrugor Kardhiq–Delvinë. Një automjet është përplasur me bordurën e betonit.

Si pasojë e përplasjes, dy persona kanë mbetur të lënduar. Ambulanca ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka transportuar të plagosurit drejt spitalit për ndihmë mjekësore.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit. Ende nuk dihen rrethanat që çuan në humbjen e kontrollit të mjetit.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









