Konispol – Inaugurohet këndi i ri i lojërave, investim i Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë – VIDEO

Konispol – Inaugurohet këndi i ri i lojërave, investim i Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë Konispol

Konispol – Inaugurohet këndi i ri i lojërave, investim i Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë Konispol

 

Në qytetin e Konispolit u inaugurua sot këndi i ri i lojërave, një investim i mundësuar nga Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë Konispol. Kjo hapësirë e re rekreative vjen me synimin për t’u ofruar fëmijëve një ambient të sigurt dhe bashkëkohor për lojë dhe zhvillim.

 

Konispol – Inaugurohet këndi i ri i lojërave, investim i Raiffeisen Invest në bashkëpunim me Bashkinë Konispol

 

Në ceremoninë e inaugurimit morën pjesë Drejtori i Pergjithshëm i Raiffeisen Bank Shqipëri, z. Christian Canacaris si dhe kryetari i Bashkisë Konispol z. Ergest Dule, të cilët vlerësuan kontributin e këtij projekti dhe rëndësinë që ai ka për komunitetin lokal.

 

 

Ky investim është pjesë e angazhimit të Raiffeisen Bank dhe Raiffeisen Invest për përgjegjësi sociale, duke mbështetur iniciativat që sjellin ndikim pozitiv dhe përmirësim të jetës së përditshme për qytetarët.

Këndi i lojërave në Konispol vjen si një shembull i bashkëpunimit të suksesshëm mes sektorit privat dhe institucioneve vendore, me fokus tek fëmijët dhe të ardhmen e komunitetit.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon