Adriatik Lapaj nis protestën pa kthim përballë Kryeministrisë! – “E nisa i vetëm, bashkohuni!”
Adriatik Lapaj, drejtues i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, nis protestën pa ndalim përpara Kryeministrisë
Mbrëmjen e sotme, aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj, në cilësinë e drejtuesit të lëvizjes qytetare “Shqipëria Bëhet”, ka njoftuar fillimin e një proteste pa afat përpara Kryeministrisë.

Lapaj e nisi protestën i vetëm, duke qëndruar para godinës së qeverisë dhe duke bërë thirrje që qytetarët të mos rrinë indiferentë përballë situatës politike dhe sociale në vend.
“Nisa i vetëm, por kjo është kauzë e përbashkët. Ftoj të madh e të vogël t’i bashkohet protestës,” u shpreh ai, duke theksuar se protesta do të vijojë derisa qytetarët të dëgjohen dhe të kërkojnë ndryshimet që ata i konsiderojnë të domosdoshme.
Thirrja e tij është përhapur me shpejtësi në rrjetet sociale, ku shumë qytetarë po shprehin gatishmërinë për t’iu bashkuar protestës në orët e ardhshme.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









