Vidhet kambana e Manastirit të Shën Gjergjit, apel publik nga kujdestari: “Kthejeni, do t’ju ndëshkojë Zoti”
Vidhet kambana e manastirit, monument kulture, të Shën Gjergjit në Sarandë. Manastiri i Shën Gjergjit ndodhet në një kodër përbri aksit rrugor Sarandë–Ksamil, pranë plazhit të Manastirit.

Mungesa e kambanës është vënë re para 2 ditësh nga kujdestari i manastirit, David Dulaj.
David Dulaj shprehet se kjo kambanë ka një vlerë të jashtëzakonshme për këtë manastir, monument kulture, dhe u bën apel personave që e kanë marrë ta rikthejnë, pasi do të marrin ndëshkimin e Zotit.
Manastiri i Shën Gjergjit është një manastir 250-vjeçar dhe është ndërtuar mbi themelet e Murit antik të Demës.
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
Youtube sarandaweb
Tiktok saranda.web
Pinterest sarandaweb
in sarandaweb









