Dosja e Limionit / Olta Xhaçka paraqitet në SPAK – hetimi për Bazën Detare në Sarandë

Dosja e Limionit / Olta Xhaçka paraqitet në SPAK – hetimi për Bazën Detare në Sarandë. Ish-ministrja socialiste Olta Xhaçka është paraqitur pak më parë në Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e bazës së Limionit në Sarandë.

Dosja e Limionit / Olta Xhaçka paraqitet në SPAK – hetimi për Bazën Detare në Sarandë.

Ish-ministrja socialiste Olta Xhaçka është paraqitur pak më parë në Prokuroria e Posaçme (SPAK), në kuadër të hetimeve që lidhen me dosjen e bazës së Limionit në Sarandë.

 

 

Sipas burimeve, hetimi lidhet ngushtë me pronat e Ushtrisë, konkretisht me territorin e portit ushtarak në Limion, Sarandë.

SPAK, prej kohësh, ka shfaqur interes për mënyrën e shfrytëzimit të pronave ushtarake në zonat bregdetare, mes dyshimeve se asete strategjike janë përdorur për interesa private në kundërshtim me ligjin. Ish-ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, ishte thirrur në SPAK edhe përpra 2 vjetësh  për gati një orë ka dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për rrethanat.

 

Ndër çështjet që po hetohen nga SPAK në lidhje me ushtrinë, kallëzimi për Portin e Limionit është depozituar nga gjenerali Artur Meçollari. Në cilësinë e ish-zëvendëskomandantit të Flotës Detare, Meçollari akuzon Olta Xhaçkën dhe ish-shefin e Shtabit të Përgjithshëm Bardhyl Kollçaku për shpërdorim detyre, mashtrim dhe korrupsion.

 

Sipas Meçollarit, funksionarët kanë anashkaluar Flotën Detare gjatë procedurave për dhënien me qira të pronës së ushtrisë në Sarandë.

 

Koncensionin për Portin e Limionit në Sarandë e ka fituar bashkimi i përkohshëm i shoqërive “Kastrati” dhe “Edil Al”, të cilët kanë të drejtën e shfrytëzimit për 35 vite. Në vitin 2018, qeveria miratoi dhënien me qira të portit për 20 vite, ndërsa më pas u miratua edhe leja e ndërtimit për projektin “Marina Bay Saranda”.

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon