Oltion Çaçi: Rikonstruksioni i Kinoteatrit do të fillojë në 2026 me financim të bashkisë – VIDEO

Oltion Çaçi: Rikonstruksioni i Kinoteatrit të Sarandës do të fillojë në 2026 me financim të bashkisë Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2026, ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm do të nisë rikonstruksioni i plotë i Kinoteatrit të qytetit.

Oltion Çaçi: Rikonstruksioni i Kinoteatrit të Sarandës do të fillojë në 2026 me financim të bashkisë

 

Kryetari i Bashkisë Sarandë, Oltion Çaçi, gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak për miratimin e buxhetit të Bashkisë për vitin 2026, ka bërë të ditur se në vitin e ardhshëm do të nisë rikonstruksioni i plotë i Kinoteatrit të qytetit.

 

 

Sipas kreut të bashkisë, projekti do të përfshijë të gjithë godinën e kinoteatrit, si dhe ambientet e tjera mbështetëse, duke synuar një transformim tërësor të këtij objekti me rëndësi kulturore për qytetin e Sarandës.

Oltion Çaçi theksoi se investimi do të realizohet me të ardhurat e Bashkisë Sarandë dhe do të shtrihet në një periudhë financimi dyvjeçare, për të garantuar cilësi dhe standarde bashkëkohore në rikonstruksion.

 

Në fjalën e tij përmbyllëse, kryebashkiaku Oltion Çaçi u shpreh:

Me këtë buxhet, Bashkia Sarandë vijon vizionin e saj për ndërtimin e një qyteti modern, të pastër, tërheqës dhe mikpritës, që ruan identitetin e vet kulturor dhe natyror, duke u konsoliduar si një nga destinacionet turistike më të rëndësishme të Rivierës Shqiptare.”

 

Website Saranda Web

Facebook Saranda Web

Instagram saranda.web

Youtube sarandaweb

Tiktok saranda.web

Pinterest sarandaweb

in sarandaweb

Please follow and like us:
fb-share-icon