Aksident në Sarandë – automjeti del nga rruga dhe përmbyset, 2 të plagosur
Një aksident automobilistik është regjistruar mbrëmjen e sotme në Sarandë. Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Karl Topia”, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përmbysur.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur lehtë dy pasagjerë, të cilët janë transportuar drejt Spitalit të Sarandës. Burime zyrtare bëjnë me dije se pas marrjes së ndihmës mjekësore, të plagosurit janë larguar për në banesë.
Në vendngjarje ndodhet Policia e Qarkullimit Rrugor, e cila po kryen veprimet procedurale për dokumentimin e aksidentit.
Automjeti aksidentohet duke thyer shtyllën e ndriçimit, Policia Bashkiake e gjobit për dëmin
Website Saranda Web
Facebook Saranda Web
Instagram saranda.web
YouTube sarandaweb
TikTok saranda.web
Pinterest sarandaweb
LinkedIn sarandaweb









