Sot, 29 janar 2026, mblidhet Këshilli Bashkiak Sarandë – VIDEO

Buxheti 2026 i Bashkisë Sarandë miratohet me një votë abstenim Është miratuar buxheti i Bashkisë Sarandë për vitin 2026, gjatë mbledhjes së sotme të Këshilli Bashkiak Sarandë.

Sot, 29 janar 2026, mblidhet Këshilli Bashkiak Sarandë – Ja rendi i ditës

 

Sot, më 29.01.2026, në orën 13:00, në sallën e mbledhjeve të Këshillit Bashkiak Sarandë, zhvillohet mbledhja e radhës e Këshillit të Bashkisë.

Në këtë mbledhje, këshilltarët bashkiakë do të shqyrtojnë dhe diskutojnë disa projektvendime të rëndësishme me ndikim social, ekonomik dhe arsimor për komunitetin.

 

NDIQENI DREJTPËRDREJT

 

 

Rendi i ditës përfshin projektvendime që lidhen me përdorimin e fondit të kushtëzuar për ndihmën ekonomike deri në 6% për muajin Dhjetor 2025, si dhe dhënien e ndihmës ekonomike nga të ardhurat e Bashkisë për të njëjtin muaj. Po ashtu, do të shqyrtohet miratimi i kritereve për dhënien e ndihmës ekonomike nga fondi i kushtëzuar dhe nga buxheti vendor për vitin 2026.

 

Në rendin e ditës është edhe miratimi i listës së përfituesve nga programi i subvencionimit të qirasë në tregun e lirë, si dhe miratimi i listës emërore të nxënësve të arsimit parauniversitar në institucionet arsimore publike që do të përfitojnë bursa financiare për vitin shkollor 2025–2026.

 

Gjithashtu, pritet të shqyrtohet përdorimi dhe plani i shpërndarjes së fondit të grantit të bazuar në performancë për bashkitë për vitin 2025, si dhe një ndryshim në fushën e përdorimit të pasurive nr. 15/609 dhe 15/610, në zonën kadastrale 8642, në pronësi të Bashkisë Sarandë. Ky ndryshim synon shtimin e fushës së përdorimit për zhvillimin e programeve të arsimit parauniversitar dhe për realizimin e projektit “Poli i Zhvillimit Turistik Sarandë”.

 

Në fund të mbledhjes, do të prezantohet edhe raporti mbi veprimtarinë e Këshillit të Bashkisë për vitin 2025.

 

Mbledhja pritet të sjellë vendimmarrje me rëndësi për politikat sociale, arsimin, zhvillimin urban dhe planifikimin strategjik të qytetit të Sarandës.

 

Please follow and like us:
fb-share-icon