Saranda përkujton Shën Harallambin, mbrojtësin shpirtëror të qytetit
Kisha Ortodokse në Sarandë organizon edhe këtë vit programin e shërbesave të shenjta me rastin e panairit të shenjtë të Enorisë së Shën Harallambit, një nga festat më të rëndësishme fetare për qytetin.

Programi i shërbesave
🔸 E hënë, 9 shkurt – ora 17:30
Do të zhvillohet pritja e Lipsanit të Shenjtë të Shën Harallambit, e ndjekur nga një mbrëmësore e madhe panigjirike, e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanail.
Më pas do të mbahet litania e Lipsanit dhe ikonës së Shenjtit rreth kishës, sipas traditës.
🔸 E martë, 10 shkurt – ora 07:30–10:30
Do të kremtohet Liturgjia Hyjnore, sërish e drejtuar nga Mitropoliti i Gjirokastrës, Nathanail
Pas përfundimit të shërbesës, do të ofrohet qerasje për besimtarët në sallën e shfaqjeve të kishës.
Një festë me rëndësi të veçantë për Sarandën
Festa e Shën Harallambit mbetet një moment i rëndësishëm lutjeje, përkushtimi dhe bashkimi për komunitetin ortodoks, por edhe një traditë e rrënjosur në jetën qytetare të Sarandës, ku çdo vit marrin pjesë qindra besimtarë.
Shërbesat pritet të zhvillohen në një atmosferë solemne, duke ruajtur traditën shumëvjeçare të nderimit të Shën Harallambit, mbrojtësit shpirtëror të qytetit.









